GREQI- Një 12-vjeçarë në Selenik, Greqi, është gjetur nga prindërit e saj në krevat e pajëtë. Mësohet se, referuar konkluzioneve fillestare të mjekëve, dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë një atak kardiak.
Sipas mediave greke, mjekja këmbëngul se vetëm mjekët toksikologë mund të japin shkaqet e sakta të vdekjes, pasi 12-vjeçarja pësoi një atak në zemër, ndonëse sipas babait të saj ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore me përjashtim të një problemi të vogël në lidhje me hematokritin e ulët.
“Ne jemi plotësisht në pritje dhe në pritje të rezultateve të ekzaminimeve toksikologjike që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së 12-vjeçares,”-tha mjekja Lida Kovatsi.
Prindërit e 12-vjeçares dyshojnë se fëmija e tyre vdiq për shkak të vaksinës anti Covid. Ata treguan se fëmija është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit dhe dozën e dytë e ka marrë në muajin Mars.
Prindërit e vajzës janë të shkatërruar teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, pasi sipas tyre fëmija ka qernë shumë i shëndetshëm dhe çdo vit i nënshtrohej kontrolleve mjekësore, ndërsa vetëm tre muaj më parë kishte vizituar një kardiolog, i cili nuk kishte konstatuar asnjë problem.
“Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur.
Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediat greke i ati i 12-vjeçares.
Vdekja e papritur e 12-vjeçares, shkaktoi panik në Greqi pasi të paktën katër fëmijë kanë ndërruar jetë në muajin maj, pa pasur probleme shëndetësore.