Prindërit martojnë binjakët 5-vjeçarë/Besojnë në një lidhje në një jetë tjetër

0

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tajlandë, pasi një familje ka martuar binjakët 5-vjeçarë për të përmbushur një bestytni budiste. Washirawit Bee Moosika dhe motra e tij Rinrada Breem u martuan në një ceremoni në Nakhon Si Thammarat, Tajlandë më 4 Mars.

Prindërit e tyre ndjekin ritualet budiste, sipas së cilave binjakët kanë lindur bashkë pasi kanë qenë të dashuruar në jetën e kaluar dhe marrëdhënia e tyre ka përfunduar para se të martoheshin. Sipas këtij besimi, nëse binjakët nuk martohen sa më shpejt, do të përndiqen nga fati i keq.

I ati i tyre thotë se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i martonin pasi sipas besimit të tyre, njëri prej binjakëve mund të sëmuret nëse nuk martohen. “Ne e bëjmë këtë gjë për t’u siguruar që fëmijët të jenë të sigurt. Nuk duam që të sëmuren dhe nuk ka asgjë për të humbur nëse e ndjekim këtë besim”, thotë ai.

Ndihem shumë me fat që kam binjakë, por jam e shqetësuar se diçka mund t’i ndjekë nga jeta e tyre e mëparshme. Besimi ynë thekson se ata duhet të martohen në mënyrë që të pastrojnë “karmën”, tha e ëma e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu