Prindërit rrahin vajzën brutalisht dhe i rruajnë flokët, nuk e pranuan martesën me serbin

0

Një familje nga Bosnja e Hercegovina është dëbuar nga Franca pasi kishin rrahur vajzën e tyre.

Ata i kishin rruar flokët vetëm se ajo kishte dëshirë të martohej me një serb.

Ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ata të cilët kanë bërë lajmin të ditur për qytetarët.

Sipas informacioneve të dhëna nga vetë ministria pesë anëtarët e familjes së kësaj vajze në lindje të qytetit Bezanson, është deportuar për në Sarajevë.

“Ky dëbim nga territori ynë vjen si rezultat i sjelljes së pahijshme të familjes gjatë gushtit, në veçanti pas rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të bijës së tyre që ka qenë e dashuruar në një serb të ri, një person që i përket një besimi tjetër”- thuhet në deklaratën e ministrisë

E për këtë adoleshente do të përkujdesen organet kompetente, dhe sapo të arrin moshën madhore do të gëzojë të drejtën për qëndrim në Francë.