në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar , nuk është i mirëorganizuar, sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm.
Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.
Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie./VOA