Prisni sa të marr valixhet dhe erdha! Luizi futet në shtëpinë e “Big Brother”

0

Fituesi i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli, këtë herë nuk u fut si banor, por si i ftuari special, edhe pse moderatori Ledion Liço me shaka, tha se “ai është banori më i ri”.

Pasi performoi këngën e tij më të fundit “Kce”, Luizi mes batutave tha “tani fillon loja”.

Mesazhi që fituesi i “Big Brother VIP 2” dha për të gjithë banorët, ishte “qeshni sa më shumë”.

Ledion Liço: “Luizi nga sot është banori më i ri i BBVIP 3”.

Luiz Ejlli: “Tani fillon loja, mos lëvizin sa të marr valixhet”.

Ledion Liço: “U prenë fare”.

Luiz Ejlli: “Kam Kiarën te shtëpia se kisha qënduar. Jeni të mirë, vazhdoni. Kam firmosur një kontratë nuk më lejohet të them asgjë. Ju them me qejf se të gjithë jashtë i kanë bërë flokët tan si ju. Jeni shumë të mirë. Unë vetëm diçka do ju them. Qeshni sa më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu