Priten ditë të tjera të ftohta! IGJEUM: Temperaturat do zbresin në -12ᴼC

0

Instituti i Gjeoshkencave ka përpiluar një informacion për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ku informon lidhur me situatën meterologjike për 5 ditët në vijim, nga data 26 deri më 30 Janar 2022. Sipas parashikimit të bërë, në zonat bregdetare temperaturat pritet të zbresin deri në -3 ᴼC, ndërkohë që në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në -12ᴼC. Megjithatë vihet re një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me ditët që lamë pas dhe temperaturat rekord që solli studia “Elpis” që vinte nga Greqia. Në gjithë vendin u shënuan temperatura me minus, ku më e ulëta ishte -20ᴼC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu