Priti një ushtar ukrainas/ Rusët arrestojnë gazetaren e njohur, ja ku do të dërgohet

0

Gazetarja e agjencisë së lajmeve ukrainase UNIAN, Iryna Dubchenko është arrestuar ditën e sotme nga forcat ruse.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se Dubchenko u arrestua në Rozovka, në rajonin Zaporizhzhia dhe u dërgua në Donetsk.

Mësohet ndër të tjera mësohet se për gazetaren do kryhen veprime hetimore në lidhje me pritjen e një ushtari ukrainas, për të cilën është akuzuar.

Lajmi u raportua nga motra e gazetares, Oleksandra Dubchenko dhe nga Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës që reaguan me një postim Telegram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu