Problematikat e qytetarëve dhe propozimet, PD ngre strukturë koordinimi, Basha ia beson Salianjit dhe Agalliut

0

Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degë e deputetë demokratë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.

Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media.

Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në teren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu