Problematikat në qarkun e Kukësit si pasojë e motit të keq, reagon Mbrojtja Civile

0

Info nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 04.12.2021 është si më poshtë;

>Situata e motit

gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.

Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu