Procedohet penalisht pronari i një bar-kafe në Belsh. Ja për çfarë akuzohet

0

Policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali në Belsh pasi u konstatua se në brendësi të tij vendoseshin bileta të lotarive sportive, një veprimtari e ndaluar me ligj prej janarit,

Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendoseshin lloto duke sekuestruar edhe një celular me të cilin kryehej veprimtaria e paligjshme.

“Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje”, njofton policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu