Procedurat janë fituar nga e njëjta kompani? Rama: Nuk është puna ime

0

REPLIKAT:

Jorida Tabaku: Jeni në dijeni se procedurat janë fituar nga i njëjti grup kompanish?

Edi Rama: Unë dua punën dhe rezultatin më pas proceset e brendshme. Nëse dikush në këto hallka përtej detyrës nuk e ka kryer siç duhet…prandaj e kemi bërë reformën në drejtësi. Unë nuk merrem me procedura sepse nuk është puna ime. As pasioni im nuk janë procedurat. Mua më duhet ça do bëjmë. Do pastrojmë Shqipërinë dhe pse? Kjo puna e kërkimit është pak si problem. Duhet sqaruar se pse janë në kërkim. I kanë marrë 430 mln eurot, kanë shkuar diku, presin që të shkojmë dhe ne që t’i ndajmë. Apo se dyshohet se kanë pasur marrëdhënie korruptibve me një ish-ministër. Jam në dijeni që janë persona në kërkim dhe jam i kënaqur që reforma në drejtësi po funksionon.

Jorida Tabaku: Përfundojmë logjikën e pyetjeve. Interesi është publik. Siç e pranuar dhe ju, a jeni në dijeni se është hapur një hetim për këtë çështje?

Edi Rama: Jam

Jorida Tabaku: Jeni në dijeni se buxheti vazhdon dhe i paguan?

Edi Rama: Po patjetër. Jam në dijeni. Po! Sepse kur thua sepse këto janë duke u gjykuar…Ka rëndësi! Janë duke u hetuar. Sa kohë nuk kemi vendim nga organet përkatëse puna vazhdon. Gjëra të thjeshta të punëve të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu