Projekt-buxheti për vitin 2022, KQZ i kërkon 184 milionë lekë për investime

0

Komision i Qendror i Zgjedhjeve ishte institucioni që kërkoi më shumë para nga buxheti që është në diskutime në komisionet parlamentare.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u paraqiti deputetëve të Komisionit të Ligjeve të gjitha kërkesat e institucionit që drejton, duke shtuar nevojën për mbi 184 milionë lekë shtesë për investime.

KQZ ka në kuptimin numerik shtesa që e bëjnë të dallueshme mes asaj që është parashikuar në program dhe nevojës për investime që janë 1.84.781.000 lekë. Nga këto, 39 milionë e 480 mijë Celibashi i kërkoi për magazinën ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik.

FONDET QË KËRKON KQZ:
182.00000 lekë për godinën e KQZ
6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike
39 480 000 rikonstruksion magazine
100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera
9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ
6 milionë lekë për dy makina
2 milionë për serverin e KQZ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu