Projektet televizive zhvendosin Beniadën zyrtarisht në Tiranë, modelja poston foto nga shtëpia e saj e re

0

Beniada Nishani, një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip shprehu dëshirën për t’u zhvendosur në Tiranë pas përfundimit të programit.

Ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në Itali dhe shpesh e kishim dëgjuar të thoshte se BBV e shihte si trampolinë për t’u kthyer në Shqipëri.

Siç duket dëshira e saj është realizuar. Modelja ka postuar foto të shtëpisë saj të re me mbishkrimin “Shtëpia ime e re në Tiranë” shoqëruar me një emoji të një zemre blu.

Me këmbët mbi tavolinë, Beni duket e relaksuar në shtëpinë e saj. Kujtojmë se pas përfundimit të edicionit të parë të BBV, ish-banorja fitoi 10 mijë euro sepse kapi finalen, një udhëtim në Maldive dhe rolin si moderatore e Procesit Sportiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu