Njoftimi i ambasadës së Bahreinit, që dje zyrtarizoi negociatat mes Elliott dhe Investcorp për blerjen e Milanit, praktikisht e solli marrëveshjen më afër mbylljes.
Sipas edicionit të sotëm të “Corriere dello Sport”, nuk duhet përjashtuar hipoteza se fondi i Bahreinit ka vendosur të investojë në një projekt të vetëm për stadiumin, duke përjashtuar kështu Interin.
Në nivelin menaxherial, rruga e klubit të Milanit që do të ndjekin pronarët e rinj, është ajo e vazhdimësisë: Maldini dhe Massara në fakt shihen si arkitektët e rilindjes së kuqezinjve, dhe për këtë arsye duhet të qëndrojnë në vendin e tyre.