Projekti për Portin e Durrësit/ Berisha: Janë vjedhur 200 mijë metra katror truall, i kaluan klanit ‘Rama-Alabbar’!

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sërish për Portin e Durrësit akuzoi qeverinë se po i vjedh 200 mijë metra katror truall. Nga jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha deklaroi se kjo i është dhënë klanit Rama-Alabbar, pasi kompania e Emaarit është tërhequr dhe ka shitur 100% të aksioneve.

Këtë që po i bën Rama kombit- u shpreh Berisha – nuk mund t’ia bënte asnjë kolonizator i egër. Ish kryeministri po ashtu, dënoi përfshirjen në këtë aferë të ish-kreut të PD, Lulzim Basha, duke e quajtur si një akt kriminal.

“Aty po vidhen 200 mijë metër katror truall, sepse ka kaluar tek hekurudha dhe po shkon afër qendrës së Durrësit dhe i është dhënë klanit Rama-Alanbar, se Emaari është tërhequr tani, kompania i shiti 100% të aksioneve. Pra 200 mijë metra katror që bëjnë 3 mld euro. Do ndërtohen 12 mijë e 600 apartamente. Mbi 60 % janë me aksionare të klanit Rama. Sa fiton Shqipëria nga marina e Jahteve, 200 mijë euro në vit. Imagjonin çfarë ndodh. Mblidhet klani Rama dhe zengjinet e tij në kulla 18 kate, në hotele ultra luksoze dhe shohin jahtet e tyre të ankoruara përballë kullave buze ujit. Pra ndërtojnë një parajse të tyre duke vjedhur këtë pasuri kombëtare. Duke ngarkuar një barrë të tmerrshme të taksapaguesve duke paguar 2 mld euro për ndërtimin e portit të ri. Edhe kolonizatorët më të egër nuk mund ti bënte një kombi këtë që i bën Edi Rama, këtu ku ishte me dy duart edhe ish kreu i opozitës. Komprometimi dhe angazhimi i ish kreut të opozitës përbën një krim”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu