Lehtësoi akuzën për bashkëshortin që dhunoi me levë gruan/ Prokurori Arenc Çela përballet me vettingun

0

Prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, Arenc Çela u përball të martën me pyetje mbi vendimmarrjen e tij në lidhje me dy çështje që kishte hetuar.

Njëra çështjet lidhet me një shtetas nga Fushë-Kruja, i quajtur Agim Doçi, i akuzuar se kishte sulmuar me levë nënën e fëmijëve të tij, pasi ajo e kishte denoncuar për të disatën herë në polici se e dhunonte.

Çela i ka kërkuar gjykatës dënimin e Doçit për dhunë në familje. Ndryshe nga kërkesa e prokurorit, gjyqtarja e ka riklasifikuar veprën penale në tentative vrasje, duke e dënuar të pandehurin me 22 vite burg.

Çëshjta e dytë lidhej me shoqërimin me forcë të një shtetasi nga policia e Beratit.

Për rastin e Doçit, prokurori Çela u mbrojt duke përmendur ‘bindjen e brendshme’ dhe rrethanat e rastit, ndërsa u justifikua me mbingarkesën për disa mangësi në çështjen e dytë.

Trupa që hetoi Çelën, e cila drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Xhensila Pine, vuri në dukje se nga hetimi i pasurisë ishin gjetur bilance negative në total prej 540 mijë lekësh, por që lidheshin me konsiderimin ose jo si të ligjshëm të pasurisë së prindërve të Çelës, të cilët i kishin dhënë dy hua.

Ndërkohë që nuk u vunë në dukje probleme në kriterin e figurës, shkruan Birn.

Çela tha se e vlerësonte maksimalisht procesin, ndërsa pretendoi se sqarimet e tij mbi shpenzimet e familjes së prindërve i sqaronin bilancet negative.

Arenc Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu