Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.
Shkak për këtë është bërë fakti se Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, dhe nga të gjitha funksionet politike.
“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë”, tha Ilirjan Celibashi.
Ishte një javë më parë, prokuroria e përgjithshme që i përcolli informacion KQZ-së, ku Doshit i ishin zbuluar disa vepra penale.
Ndër të tjera, ndaj tij rëndonte edhe akuza e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa bie në sy fakti që nuk ka qenë në kërkim apo hetim ndërkombëtar ashtu siç mund të jetë aluduar.
Shtetasi Tom Doshi, Rezulton të ketë qenë person nën hetim apo i akuzuar për kryerje të veprës penale:
Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe sjellje e padenjë në shoqëri.
Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.
Goditjes për shkak të detyrës dhe dëmtime të tjera me dashje.
Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit, kanosje për deklarime a dëshmi apo përkthim të rremë.
Refuzimit për deklarim apo deklarim i rremë i pasurisë.