Pronari i hotelit filmon klientët në momente intime, çifti e padit në polici

0

GREQI- Më 30 shtator, një i ri që qëndronte në një hotel në fshatin Kassandra raportoi se gjeti një kamerë të fshehtë në dhomë, që kishte regjistruar momentet e tij private. Menjëherë shkoi të bënte denoncimin në Polici, e pikërisht në këtë moment nisi gjithçka. “Protothema” ka zbuluar skandalin në Greqi, ku mbi 1000 video janë publikuar online, pasi ishin xhiruar në dhomat e klientëve që shkonin në hotel. Pronari i hotelit është gjetur në zonën e Halkidikit, është shoqëruar në Polici dhe më pas është lënë i lirë. Ai pretentoi se i regjistronte klientët e tij “për përdorim” personal.

Organizatorët e kësaj skeme kishin filmuar qindra çifte duke ua nxjerrë videot online. Ndërsa paditë sa vijnë e shtohen ndaj pronarit të hotelit për shkelje të privatësisë.

Por si nisi kjo histori?

Të gjitha videot që xhiroheshin, shpërndaheshin në grupin “club of bitter mates”. E thënë thjesht, në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, themeluesit e këtij klubi përmes një platforme online morën me qira një hapësirë ​​​​të madhe skedarësh online (cloud) për të shkarkuar fotot dhe videot “hot” që u xhironin klientëve. Për të parë videot, paguhej 10 euro në muaj. Pra shumë pak kishin akses për t’i parë. Por dukej se fjala po përhapej shumë së fundmi, pasi tashmë edhe “ishat” kërkonin që të shisnin fotot dhe videot erotike të partereve të tyre, pasi ishin ndarë.

Pra shkalla e arrestimeve mund të jetë edhe më e madhe. E sipas nenit 346, shkelësit e ligjit mund të dënohet deri në tetë vjet burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu