Pronari i karburantit po tallej me puntorët me pistoletë, por vetëplagoset, vendoset në pranga në spital

0

Zbardhen detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Urën Vajgurore, ku pronari i një karburanti u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri pranë biznesit të tij.

Irfan Azizi 37-vjeç e kishte armë tip pistoletë pa leje dhe po luante duke u tallur me punëtorët, por i është shkrepur pa dashje duke u vetëplagosur në dorë aksidentalisht.

Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 në fshatin Poshnje. Ai u transportua me shpejtësi në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por nuk mbaron me kaq, pasi Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Karburantit i është vendosur shiriti “skenë krimi” duke u rrethuar. Punonjësit e karburantit dhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu