Propozim i veçantë martese në ditën e Shën Valentinit në Fier, e reja i thotë “Po” partnerit të saj

0

FIER- Një propozim i veçantë për martesë ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Fierit. Mes dekorit për Ditën e Shën Valentinit, një vajzë i ka thënë “Po” propozimit të të dashurit të saj të zemrës.

Çifti u duartrokitën nga kalimtarët e rastit të cilët iu bashkuan këtij emocioni të veçantë. Mes dekorit, emicioneve dhe spektatorëve, ky do të mbetet një kujtim i veçantë për ta.