Propozimi i PD-së për uljen e TVSH-së ndaj produkteve të shportës, Ahmetaj “injoron” pyetjen e gazetares

0

Zv/kryeministri, Arben Ahmetaj ka injoruar pyetjen e gazetares për propozimin e opozitës për të ulur TVSH-në për mallrat e shportës nga 20% në 6%.

Ahmetaj konfirmoi se do të rishikojë buxhetin sepse të ardhurat kanë performuar më mirë se sipas parashikimit, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë propozim zyrtar nga opozita për uljen e TVSH-së për produktet bazike.

A do të ketë një rishikim buxheti brenda këtij viti? PD i është rikthyer propozimit për uljen e TVSH 6% për mallrat e shportës? “Jemi akoma në pandemi, programi është ende dinamik. Do ta rishikojmë buxhetin sepse të ardhurat kanë performuar më mirë se sipas parashikimit. Propozimi i opozitës nuk është paraqitur ndonjë dokument zyrtar, kur ta bëjnë do të merrni komentet tona zyrtare”, u përgjigj Ahmetaj.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë të ulë TVSH nga 20% në 6% për ushqimet kryesore të shportës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu