Prostitucion në qendrat e masazheve, policia arreston 6 persona, mbyllen 14 lokale

0

Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka zhvilluar një operacion masiv duke kontrolluar qendra të ndryshme masazhi në Kosovë.

Gjatë realizimit të operacionit janë kontrolluar/inspektuar 57 (pesëdhjetë e shtatë) qendra masazhi. Po ashtu janë iniciuar dy raste për përfshirje të të dyshuarve në veprat  penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’  dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Lidhur me këtë janë arrestuar gjashtë të dyshuar, prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë me urdhër të prokurorit. Inspektorët kompetentë kanë mbyllur 14 lokale dhe janë vendosur gjoba për parregullsitë e evidentuara.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë proceduar penalisht 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e proceduar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu