Protesta e 3 marsit/ Berisha: Qëllimi i revolucionit është t’i dalim për zot vendit, kërkojmë fitoren e plotë

0

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se protesta e 3 marsit është ‘anti-Rama’ dhe se “asgjë nuk e ndal revolucionin”.

Berisha theksoi se qëllimi i protestës është që opozita ‘ti dalë për zot Shqipërisë’ dhe se do kërkohet fitore e plotë e revolucionit.

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën. Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë. Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori. Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu