Protesta e 7 korrikut, Berisha paralajmëron policinë: Situata është e ndezur, mos dhunoni dhe intimidoni qytetarët se do të merrni…

0

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje policisë së shtetit që ditën e nesërme që do të mbahet edhe protesta para kryeministrisë të mos provokojë popullin opozitar.

Berisha paralajmëroi se nëse policia do të dhunojë apo intimidojë qytetarët do të marrë ndëshkimin  e merituar ligjor. Ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së thirrur nga ai.

BerishaSituata është jashtëzakonisht do të thosha e ndezur. Pakenaqësia dhe urrjetja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria  e saj është po kaq e madhe. Një kauzë të drejtë nuk mund ta moposht asgjë. Ftoj cdo qytetar dhe qytetare te kontribuoj me pranine e tij në suksesin e protestës.

Paralajmëroj të gjithë llojeve te policive se cdo presion, cdo  qëndrim, cdo përpjekje për të intimiduar, dhunuar, penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vertete që vapa dhe temp janë të larta por me të larta janë temp e brendshme te njerezve që vijnë të protestojnë. Nesër pra është një ditë e madhe, është ditë frymëzimi, beteje të vertete. Opozita kthehet në shesh si opozitë e vertete pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendoj doreheqjen e tij sa më parë.

Më lejoni të përshendes autoret e hymnit të protestës së 7 korrikut. Tani pjesëmarrësit se do të jetë një protestë gjigande, masive, por nga unë nuk merrni dot dy gjera.

Skenarët e protestës janë të qarta. Beteje për liri dhe kundër padrejtësive të mëdha. Të gjitha opsionet janë të mundshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu