PSG ka reaguar pas eleminit nga Champions, duke fituar 3-0 në ‘Parc des Princes’ përballë Bordeaux në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit francez me golat e Mbappe,Neymar dhe Paredes.Në leximin e formacioneve Kylian Mbappe ishte i vetmi lojtar nga formacioni i Mauricio Pochettino që u duartrokit nga tifozët.
Për të tjerët kishte një mori fërshëllimash.Dy yje në veçanti janë në shënjestër të tifozëve: Neymar dhe Lionel Messi, Pochettino kishte marrë mësime dhe uli në stol Gianluigi Donnarummën.Ka një moment shumë specifik që jep një ide të situatës te PSG.
Në minutën e 21′ ka një goditje dënimi për vendasit: pranë topit ishin Neymar dhe Messi, të gatshëm për të goditur dhe të mbuluar me fërshëllima. Tifozët më pas e kaluan protestën e tyre te drejtuesit me pankarta. “Mbappe në Paris, Leonardo në litar”!