Protesta e banorëve të Bërxullës/ Deputetja e PD-së: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

0

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri i është bashkuar protestës së banorëve të Bërxullës në lidhje me projektin Thumanë-Kashar.

Ulliri u shpreh në një prononcim për mediat se banorët duhet të shpronësohen me vlerën e tregut në lidhje me tokat e tyre. Ajo shtoi se projekti në fjalë impakton edhe zona të tjera.

“Mendoj që në Shqipëri jo gjithmonë është e mundur që të solidarizohen me njëri tjetrin për një kauzë të tillë. Ka disa kushte që duhet të marrin parasysh. Ky projekt impakton edhe zona të tjera që unë përfaqësoj.

Në sajë të përfaqësimit të atyre qytetarëve kam ardhur në mbështetje të banorëve të Bërxullës. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë një përgjigje pozitive. Kam bërë disa kërkesa për të marrë më shumë informacion mbi këtë projekt.

Qytetarët kanë pro projektit por duan që të dëgjohet zëri i atyre. Për çdo kauzë të tillë do jem në krah të tyre. Kam qenë gjithmonë aktive dhe e kam parë gjithë çështjen. U kam bërë kërkesë institucioneve përkatëse. Përgjigja është vonuar”, deklaroi ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu