“Protesta e opozitës mund të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë”, Rrumbullaku konferencë mbi masat e policisë më 6 dhjetor

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje rreth masave sa i takon datës 6 dhjetor, ditë që do të mbshet samiti BE-BP teksa edhe opozita ka paralajmëruar për protestë.

Ai tha se policia nuk ndalon asnjë protestë dhe atë ditë duhet të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar.
Rrumbullaku: 6 dhjetor është ditë normale mësimi e pune pavarësisht kufizimeve në disa akse rrugore për të cilat policia ka marrë masa për devijimin në rrugë alternative.

Policia nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë por në këtë rast siguria e 32 delegacioneve shtetërore e liderëve të tyre nga BE dhe BP, dhe të gjithë personaliteteve VIP na imponojnë që të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar.

Policia e Shtetit nuk e ndalon protestën e lajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetit të sigurisë se është i pacenueshem e i paaksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit ne samit dhe gazetaret e akredituar.

Kemi bindjen per mirekuptim por jemi të përgatitur në cdo rast kur do ndodhë e kundërta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu