Për rreth 1 orë e gjysmë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u mbajtën fjalime kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, në protestën kombëtare të organizuar nga opozita.
Padyshim që momentet më pikante të kësaj proteste ishte fjalimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe atij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndërkohë, disa protestues teksa vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, i kanë vendosur flakën dy manekinëve të veshur si të burgosur, me foto të kryeministrit Rama dhe atë të McGonigal.