Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Edi Rama po pengon integrimin
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin.
Sipas tij Rama është i izoluar dhe se rezistenca e opozitës nuk do të ndalet deri në largimin e tij nga qeveria. Në fund, Bardhi tha se është deryra e qytetarëve ta rrëzojnë atë nga pushteti.
“Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO,” shkruan Bardhi./





