Mbi 200 forca policie do të angazhohen sot për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar nga ish-Kryeministri Berisha, kundër vizitës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, vizitë kjo në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.
Mësohet se, në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat ‘Shqiponja’, ndërkohë që, mësohet se shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë.
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.