Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

0

Për herë të dytë brenda një muaji, Franca përfshihet nga protesta që syojnë të bllokojnë ndryshimet ligjore që bëjnë të mundur rritjen e moshës së pensionit nga 62 vjeç në 64 vjeç. Protestat kanë çregulluar furnizimin me energji elektrike, transportin publik, dhe shkollat.

Shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë dhe metrotë e qyteteve kanë pasur ndalesa. Sindikatat i organizojnë këto protesta që të mbajnë trysninë ndaj qëverisë për të mos bërë ndryshimet ligjore, dhe ka mundesi që të riorganizohen përsëri në të ardhmen për protesta të tjera, ndërsa Presidenca vazhdon të kembëngulë në ndryshimin e moshës së pensionit.

Rreth 8 sindikata po marrin pjesë ne protestë, ku herën e parë morrën pjesë mbi një milion persona. Sindikatat thanë se edhe mesuesit sëbashku me punojnësit e industrive të tjera i ishin bashkuar protestës. Sipas sondazheve nje pjesë e madhe e popullsisë nuk i mbështet ndryshimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu