Protesta kundër rritjes së çmimeve ka pasur sot edhe në Kukës. Qytetarët marshuan në qendër të qytetit kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të shportës ushqimore. Marshimi i tyre nisi nga Stacioni i Autobusëve për të përfunduar deri te Radio Kukësi.
“Arsyeja është se janë rrit çmimet, rrogat nuk rriten. Në Europë këto rriten paralelisht. Të rritet edhe ndihma ekonomike, edhe pse të lirë ne jemi të burgosur, familja ime nuk ka asnjë të ardhur, shofer punoj. 6 muaj të dimrit nuk punoj fare! Po dolën të gjithë me protestu arrihet zgjidhja por sa të shkojnë në shtëpi u shkon mesazhi se i heqin nga puna”-tha një nga protestuesit për ‘Faxnews’.
Rritja e çmimeve po shkakton efektin zingjirë negativë tek të gjithë sidomos tek familjet e varfëra. Protestuesit kanë humbur shpresën te shteti duke thënë se të gjithë politikanët duhet të japin dorëheqjen.
“S’më duhet as Saliu, as Rama askush, duhen shkarku të gjithë për shpirt. Për ça shkojnë në Kuvend, pa pikë turpi tallen me ne.
Do vijmë ne në këmbë prej fshatrave të thellë ta marrim bukën në këmbë?”-tha një i moshuar.
“S’ma jep lekun pasagjeri sot e për kët jetë me ja rrit unë biletën”- u shpreh një shofer i linjës së furgonave.