KOSOVË- Vijon protesta e serbëve në veri të Kosovës. Mes protestuesve është edhe djali i ish-policit Dejan Pantiç, i cili është shprehur se babai i tij është shpallur fajtor pa vendim gjykate dhe se nuk i është lejuar ta takojë atë bashkë me nënën e tij.
“Babai im është shpallur fajtor pa vendim gjykate. Mua dhe nëns sime, nuk na lejohet ta vizitojmë. Nuk kemi dëgjuar nga ai nëse është mirë apo jo”, tha Predrag Pantiq.
Më pas, ish-gjyqtari Nikola Kabasiq, iu drejtua protestuesve duke pretenduar se Pantiçit po i shkelen të gjitha të drejtat e njeriut.
“Ne nuk kemi problem me shqiptarët, kemi bashkëpunuar mirë në punë. Ne kemi problem me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e tij. Ne kemi jetuar më parë me shqiptarët dhe do të jetojmë”, tha Kabasiç.
Serbët lokalë tashmë janë mbledhur në fshatin Rudare në Mitrovicën e Veriut. Ashtu siç kanë paralajmëruar organizatorët, sot në mesditë në këtë vend mbahet protestë. Pjesëmarrës janë persona të moshave të ndryshme dhe numri i tyre është relativisht i madh. Shumë nga ata kanë ardhur në mënyrë të organizuar me autobsë, por ka edhe nga ata që kanë mbërritur me automjete private.