Protesta në Ukrainë, forcat ruse hapin zjarr, plagosen 5 persona

0

Forcat ruse hapën zjarr në një protestë kundër pushtimit të qytetit jugor të Ukrainës, Nova Kakhovka. NYPost shkruan se nga sulmi kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Rreth 2,000 njerëz kishin dalë në rrugët e Nova Kakhovka për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke u bërë thirrje forcave ruse të largoheshin. Protesta të ngjashme u organizuan edhe në zona të tjera të pushtuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu