Protesta në veri/ Bëhen thirrje për formimin e Asociacionit, zyrtarët serbë “lavde” për Milan Radoiçiçin

0

Në veri të Mitrovicës është mbajtur protesta e serbëve kundër vendimit të Qeverisë për targat. Të pranishmëve në këtë protestë iu drejtua kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetari i saj, Igor Simiç.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur e jo Prishtina”, ka thënë Rakiç. Simiç ka thënë se po luftojnë për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Luftojmë për paqe, për stabilitet. Edhe për serbët edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët edhe goranët e të gjithë të tjerët”, ka thënë ai para qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Simiç.

Ai përmendi edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili tha se nuk ka komuna serbe në Kosovë, por ka komuna me shumicë serbe.

“Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës. Në fund dua të theksoj se barra e kësaj beteje për popullin serb i takon personit që ndoshta ka barrën më të madhe për disa vite, vetëm se do dhe e mbron popullin serb dhe gjithashtu e do shtetin e vet – Serbinë, dhe për këtë ju ftoj për një duartrokitje përkrahëse për patriotin më të madh, i cili nuk iu nënshtrua presioneve, vëllain tonë Milan Radoiciqin”, tha Simiç.

Në protestë foli edhe qjyqtarja Liliana Stevanoviç. Ajo ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë larguar nga gjyqësori i Kosovës.

“Ne kemi vendosur unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, ka thënë Stevanoviç.

E ish-drejtori i Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriç, që u suspendua pasi refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, ka thënë se nuk kanë tokë tjetër dhe se do “në tokën e tij të mbjellë lule që do të përhapin erën e paqes”, raporton Telegraf.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, ka falënderuar gjithë të tubuarit dhe ka thënë se po dërgohet mesazh “paqeje”.

Me këngë nacionaliste dhe parulla, qytetarët serb grumbullohen në veri të Mitrovicës

Në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës ka nisur protesta e serbëve e ftuar nga Lista Serbe.

Numër i madh i qytetarëve serb janë parë në këtë shesh, ndërkaq gjithandej shihen flamujt e Serbisë si dhe dëgjohet muzikë nacionaliste.

Në duar kanë parulla: “Jam serb, dhe kjo është e gjitha e imja”, “Sot Nenad Gjuri135, e nesër çdo serb në Kosovë…!” dhe “Për fëmijët tanë nuk ka dorëzim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu