Protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut/ Organizatori Mevlan Ademi: Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup

0

SHKUP- Tre studentë shqiptarë, të cilët merrnin pjesë në protestën për gjuhën shqipe janë arrestuar nga policia në Shkup. Oganizatori i protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi ka deklaruar se studentët e ardhur nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërsa theksoi se protesta e studentëve shqiptarë në RMV është paqësore.

Ademi theksoi se protesta e studentëve po provokohet, ndërsa ftoi të gjithë protestuesit të ngrenë lart flamurin shqiptar.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Ne vijmë të protestojmë në mënyrë paqësore. Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës.

Polici, edhe ju duhet të na mbroni. Së bashku shqiptarë, bijtë e shqiponjës, në një kauzë të pandarë, përjetësisht jemi krenarë”, u shpreh organizatori Mevlan Ademi.

Studentët shqiptarë në Maqedonin e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe, ndërsa kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe