Vrasja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në polici ka ngritur në protestë dhjetëra qytetarë para ministrisë së Brendshme
Qytetarët pas tubimit përballë Ministrisë së Brendshme , i janë drejtuar tashmë Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë. Me pankarta nëpër duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e Learit.
Ata kërkojnë transparencë nga ana e policisë, ndërsa shprehen të revoltuar për mënyrën se si policia sillet me qytetarët.