– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se “protestat në rrugë nuk do të bëhen politikë kryesore e Serbisë pë sa kohë ai do të jetë president i vendit”. Në një dalje publike në Pallatin Presidencial, kreu i shtetit serb reagoi pas protestave të fundit në Serbi kundër ndërtimit të një fabrike
“Rruga nuk do të drejtojë politikën e Serbisë ndërsa unë jam president”, bëri me dije Vuçiç.
Ai këmbënguli se do të shpenzojë 15 orë pa ndërprerje për të biseduar me qytetarët serbë për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre. Gjithashtu Vuçiç këmbënguli se nuk i shërben rrugëve dhe protestave ku rrihen qytetarë për të mos lëvizur me makinë dhe ku sot një i ri për pak sa nuk humbi syrin.
“I vetmi produkt i këtyre protestave është që një djalë i ri të humbasë syrin. Nëse jeni të bindur nga fakti se një djalë i ri pë pak sa nuk humbi syrin dhe skenat ku qëllohen qytetarë për të mos kaluar në rrugë na çojnë në këtë pikë, ju them: ‘Ju lutem, vazhdoni!’. Por, unë nuk jam me ju. Policia të tërhiqet, nuk i shërbej rrugëve, por u besoj qytetarëve të mi”, deklaroi ashpër presidenti Vuçiç për mediat e vendit.
Vuçiç premtoi gjithashtu se brenda 6 ditëve, mbi 5 milionë qytetarë serbë do të marrin ndihmë financiare 20 euro.
Ndër të tjera, Vuçiç foli dhe për lajmin e projektit të ndërtmit të një uzine mineralesh në Loznicë. Ai tregoi 9 faqe dokumentash, ku në vitet 2004-2012 shteti serb i ka dhënë leje kompanisë “Rio Tinto” për të kryer kërkime mineralesh në Loznicë. Vuçiç deklaroi se “nuk mund të flakë litiumin”.
Qytetarët serbë kanë protestuar kundër zbatimit të këtij projekti që prej datës 27 nëntor.
Marrë nga “Tanjug”