Protestë, banori: 25 km për të blerë bukën

0

Banorët e zonës janë ulur këmbëkryq në asfalt në shenjë simbolike dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se s’kam nga dalë. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet, sa të vijë unë, iku fëmija vdiq. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit. Nëse nuk hapet rruga deri nesër. U bëj thirrje komunitetit të ruajmë qetësinë. Nga nesër nëse nuk do të hapet rruga nuk do të lejojmë fëmijët që të shkojnë në shkollë. Të gjithë banorët kanë të drejtën legjitime të bllokojnë dhe aeroportin e Rinasit. Kërkojmë shkollën, ambulancën dhe tokën bujqësore. Me atë tokë jetojmë, ajo del jashtë përdorimit, çdo gjë,”– tha protestuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu