Protestë e banorëve të Laprakës: Mos na detyroni të bëhemi kriminelë

0

Ata patronazhistët që vijnë tek dera dhe ju thonë ka ndryshuar projekti, ai ka marrë 200, 300 mijë lekë të vjetra, se aq i mjaftojnë atij. Vetëm për të bërë propagandë. Janë njerëzit e paguar që po vijnë në këtë lagje dhe thonë ka ndryshuar projekti. Projekti nuk ka ndryshuar, të paktën me vulë e firmë. Në momentin që firmoset, vuloset dhe devijohet drejtimi i projektit ose ndrsyhimi siç thotë ai tipi, patjetër do dal prapë në protestë se më dhimbset komshiu im. çdo që person që vjen dhe thotë ka ndryshuar projekti ai ka bërë dëm më të madh se Balluku, Edi, Lali apo ca tipa. Mos na detyroni të bëhemi kriminelë. Uluini me njerëzit e thjeshtë dhe gjeni zgjedhje. Në momentin që nuk uleni, do na detyroni t’i përgjigjemi paligjshmërisë tuaj me paligjshmëri pasi s’kemi ç’bëjmë. Uroj që atë ditë edhe efektivët e policisë nëse marrin një urdhër të paligjshëm, t’i thonë jo. Dyshoj për këtë gjë. Kërkesat tona këto janë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu