Protesta masive u zhvilluan në Milano gjatë ditëve të para të Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Rreth 10 mijë persona marshuan kundër rritjes së kostos së banesave dhe ndikimit mjedisor të projekteve olimpike. Një grup protestuesish u përplas me policinë, duke shkaktuar tensione të përkohshme, teksa u ndaluan disa persona.
Në mbrëmjen e së shtunës, ndërsa Milano festonte ditën e parë të plotë të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, rrugët e qytetit u mbushën me tym e britma protestash.
Rreth 10,000 njerëz u mblodhën për të marshuar kundër rritjes së kostos së banesave dhe dëmit mjedisor që sipas tyre po sjell organizimi i lojërave, organizuar nga sindikata locale, grupet për të drejtat e banesave dhe aktivistë të komuniteteve.
Protesta nisi paqësisht, me pankarta e banera që kërkonin një model urban më të drejtë, por më vonë një grup me rreth 100 protestuesish me kapuça dhe shami u shkëputën nga turma kryesore dhe nisën të hedhin bombola tymi, fishekzjarre dhe shishe ndaj policë.
Për të frenuar këtë grup forcat e rendit përdorën ujë me presion të lartë dhe mburoja për t’i shpërndarë, për disa minuta ka pasur shkëmbim tensioni në rrugë sikurse është raportuar nga vendi i ngjarjes, ku 6 persona u ndaluan nga policia ndërsa situata u rikthye nën kontroll.
Protestuesit kritikuan gjithashtu kostot e larta të jetesës në Milano, të nxitura sipas tyre edhe nga një bum i pasurive të paluajtshme që ka ndodhur prej vitit 2015 e deri më sot, si dhe invenstimet tepër të mëdha për infrastrukturen sportive.
Një tjetër shqetësim që protestuesit kishin ishte edhe dëmi mjedisor që po shkaktohet në zonat malore për ndërtimin e pistave të reja.
Kjo përplasje vjen pas një jave të tensionuar, ku një protestë e ngjashme në Torino përfundoi me dhunë dhe me dhjetra policë të lënduar, sipas Ministrisë së Brendshme Italiane.





