Në ditën më të rëndësishme në kalendarin mysliman, Kurban Bajramin, policia suedeze ka autorizuar një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stockholm-it, ku organizatorët planifikojnë të djegin një kopje të Kuran-it.
“Policia e autorizon mbledhjen sepse rreziqet e sigurisë që lidhen me djegien e Kuranit nuk janë të tilla që ta ndalojnë atë”-thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve vendase.
Ndërkohë referuar mediave vendase është konstatuar një numër i lartë i forcave të sigurisë. Edhe pse pritej të merrnin pjesë vetëm dy persona, organizatorët thanë se do ta grisnin dhe do ta digjnin Kuranin.
Protestat “anti-islamike” është një temë e ndjeshme në Suedi, pasi në një demonstratë në janar, ku u dogj një Kuran para ambasadës turke në Stockholm, shkaktoi reagimin dhe zemërimin e Turqisë, e cila vendosi të bllokojë kandidaturën e vendit skandinav për në NATO.
Policia suedeze në shumë raste u ka refuzuar lejet për djegien e librit të shenjtë të Islamit për arsye sigurie. Mirëpo gjykata administrative i ka hedhur poshtë vendimet e gjykatës duke argumentuar se tubimet publike dhe protestat duhet të kenë leje, përveç nëse paraqesin kërcënim direkt për sigurinë publike. Ky vendim vjen vetëm pak ditë para samitit të Vilniusit, më 11 dhe 12 korrik, ku Stockholm-i shpreson për progres për hyrjen e saj në NATO.