Prrenjas/ Makina përplas për vdekje punonjësen e spitalit

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku makina ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se policia nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me aksidentin, ndërkohë që viktima është Qamile Hana, nga Rrajca.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka, e cila edhe pse është ndaluar nga policia, ngjarja është konfirmuar ende.

Burimet saktësojnë se viktima ka qenë punonjëse në spitalin e Prrenjasit.faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu