PS dhe PD “bëhen bashkë” në Shkodër për miratimin e buxhetit

0

Këshilli Bashkiak i majtë i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2022 të Bashkisë Shkodër, e drejtuar nga kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi.

36 kështilltarë votuan PRO dhe vetëm 1 vote ishte kundër, Arbis Vjerdha. Ky i fundit argumentoi votën e tij kundër dhe trajtoi disa problematika e lëshoi kritika ndaj Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Shkodër.

“Kam shansin e zi te jem pjesetar i ketij keshilli me 6%, keshilli me i turpshem ne historine e Shkodres. E thote edhe kryetarja e bashkise qe nuk njeh zgjedhjet e keshillit, nuk njeh qeverine Rama dhe as kryetarin e partise saj.

Jemi në kushtet e privatesisë totale në Bashkinë Shkodër. Bashkia është kthyer në një organizatë private. Kulti i individit vazhdon e flet dhe buxheti është bërë gati për tu miratuar.

“Vota ime është kundër dhe më vjen keq që jam pjesë e këtij Këshilli Bashkiak” – tha Vjerdha.

Ndërkohë që sa i përket detajeve, fondi i buxhetit të miratuar për vitin 2022 është 3.2 mld leke, së bashku me fondin rezervë dhe të kontigjencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu