Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur sot se Kuvendi është i gatshëm të zhvillojë një mocion me debat për çështjen “McGonigal”.
“‘Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat.
Pra nuk ka nevojë që kërkesa të ketë firmën e Berishës. Kërkesa tashmë është miratuar mbetet për të përcaktuar vetëm se sa do të zgjasë debati. Unë kam patur një propozim, pres të ketë dakordësi nga kolegë të opozitës, pra një debat 12 orë, nga ora 10:00 të 22:00. Të ketë nga 5 minuta kohë çdo deputet të flasë.
Alibeaj i është referuar një neni që aplikohet në diskutimin e ligjeve. Do të jetë i gjithë kuvendi,” – tha ai.