PS i përjashtoi nga Kuvendi/ Deputeti i PD: Merrni urdhra sipas oreksit, keni frikë për të folur lidhur me skandalin e Ramës

0

Tetë deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi janë paraqitur sot pranë Komisionit të Etikës për të kundërshtuar këtë vendim.

Mbledhja e këtij komisionin nuk është transmetuar live në faqen e Kuvendit, megjithatë deputetët e PD e kanë regjistruar atë në profilet e tyre zyrtare.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në Komision e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e përjashtimit, duke theksuar se ai është urdhëruar nga lart për të shmangur diskutimet për skandalin “McGonigal”, ku rezulton i përfshirë kryeministri Edi Rama.

Sakaq shtoi se Parlamenti nuk mund të trajtohet si pronë dhe se kryetarja e Kuvendin ka shkelur ligjet, pavarësisht rregullores.

“Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore. Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës. Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do themi këto që do përcaktojmë. Kryetarja e kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte kryetarja e parlamentit. Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores. Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu