“PS po mbron ministren Xhaçka”, Bushka-Bardhit: Jemi të ftohtë këtu, Kuvendi e vendos nëse çështja çohet në Kushtetuese

0

Pjesë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve për Olta Xhaçkën:

Bardhi: PS po mbron ministren, s’jemi dakord për një raport

BushkaKëshilli e shqyton kërkesën sipas rregullores, jemi të ftohtë këtu, më duhet të them se askush nuk ka qëllim të mbrojë askënd por mbrojmë atë që parashikon ligji, në këto kushte më duhet të prezantoj në mënyrë të përmbledhur raportin.
Ka disa pjesë, 33 faqe, trajton dy kerkesa për mocion.

Nuk është vetëm një kërkesë, edhe draft raporti i përgjigjet pretendimeve në të dy mocionet. Në raportin tonë kemi një hyrje me bazën ligjore dhe procedurën, kemi vendosur shqyrtimin në këtë këshill duke zbatuar thirrjen e deputetes për njërin mocion dhe më pas hyjmë në vlerësimin tonë sipas Kushtetutës.

Ky këshill i ka shqyrtuar kërkesat, ne nuk shqyrtojmë provat sepse është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me vënien në lëvizje të Gjykatës, nuk ndodhemi para atij rasti, së pari deputetët nuk kryejnë dot asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.
Dërgimi i çështjes në Kushtetuese është kompetencë e seancës plenare në Kuvend, dhe Kuvendi vihet në lëvizje nga kryetari ose 1/10 e deputetëve përmes mocionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu