I pyetur lidhur me dhënien e autorizimit që impianti i Elbasanit të prodhonte energji elektrike 25 vite për djegien e mbetjeve, Gjiknuri tha në Komision se kjo është kryer për arsye të teknologjisë së re të përdorur dhe duke marrë parasysh faktin se objektet mund të amortizohen.
Gjiknuri shtoi se me kalimin e viteve ulet efiçensa energjitike e pajisjeve dhe një autorizim i tillë i dhënë nga ministria asokohe ishte i arsyeshëm.
Gjiknuri: Jam jurist deri diku i mirë se tani jemi bërë politikanë.
Mos u mërzisni, e vërteta nuk fitohet me forcë. Detyrimi vjen nga legjislacioni që ministri të lëshojë miratimin.
Këtu është gallata më e madhe, prodhimi i energjisë thotë kontrata e ka aq sa zgjat impianti, pse nuk u bë për 49 vjet. Unë mendova se për këtë teknologji të re, jetegjatësia teknike e një objekti duhej, sepse ato amortizohen dhe ulet efiçensa energjitike. Prandaj u dha për 25 vjet.
Pëllumbi: Ne si komision, e kemi lexuar me vëmendje të gjitha dokumentet dhe që ditën e parë nuk kemi pasur paqartësi lidhur me impiantin në Elbasan, megjithatë sa kohë këtu ka lindur si diskutim e ju jeni para jush, autorizimi për 25 vite, Le të përpiqemi ta sqarojmë.
Autorizimi që keni dhënë ka diferencë me licensimin, janë komplementare apo jo?
Gjiknuri: Licensimi është e drejta për të shitur energjinë,ndërsa ministria çertefikon impiantin dhe të drejtën e shfrytëzimit në bazë të gjithë parametrave. Një automjet çertefikohet si produkt që ka këto kapacitete, dhe pastaj për tu hedhur në qarkullim do targohet për kaq vite.
Kaq është! Keni parë ju që u merrka impianti dhe ai tjetri mbaka impiantin pasi mbaron kontrata?
Është luajtur me emrin tim moj zonjë, në 6 muajt e fundit, qetësi ku jemi?