pësuara, tha Danny Hilman Natawidjaja, një ekspert gjeologjik i tërmeteve në Qendrën e Hulumtimeve Gjeoteknologjike të Indonezisë.
“Kjo e bën tërmetin e kësaj madhësie dhe thellësie edhe më dëmprurës”, tha ai.
A ka Indonezia shpesh tërmete të tilla?
Vendi me mbi 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. Kjo zonë është rreth 40 mijë kilometra e madhe dhe aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.
Shumë prej tërmeteve në Indonezi janë të vogla dhe nuk shkaktojnë dëme të mëdha. Por, ka pasur edhe tërmete vdekjeprurëse.
Në shkurt, një tërmet prej 6.2 shkallësh i la të paktën 25 të vrarë dhe mbi 460 të lënduar në provincës e Sumatrës. Ndërsa, në janar të vitit 2021, një tërmet tjetër i vrau mbi 100 persona dhe i lëndoi gati 6.500 të tjerë në po të njëjtën provincë.
Një tërmet dhe cunami i fuqishëm në Oqeanin Indian i kishte lënë 230 mijë njerëz të vrarë në vitin 2004. Viktima kishte pasur në disa vende të ndryshme, por shumica prej tyre ishin indonezianë./REL