Pas daljes së tij nga Big Brother VIP, Luizi u shfaq në koncert me Noizyn, e madje u tha se do kishte dhe bashkëpunim mes tyre. Së shpejti Noizy do mbajë koncertin Alpha Show 2 dhe Luiz Ejlli nuk është pjesë e listës së artistëve që do performojnë.
Thuhet se arsyeja mund të jetë edhe fakti që Luizi konfirmoi bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin. Megjithatë arsyen e vërtetë e dinë vetëm ata.
Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizyt.
Lidhur me situatën Luizi u shpreh:
“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak. Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof”.